Asllanin e lënë në shtëpi ndaj Romës, drejtori sportiv: Kristjani është në merkato, kjo është e qartë

13 Janar 2026, 22:00Sport TEMA
Asllanin e lënë në shtëpi ndaj Romës, drejtori sportiv:

Kristjan Asllani është në merkato. Këtë e ka pohuar vetë drejtori sportiv i Torinos. Mesfushori shqiptar nuk është thërritur në sfidën përballë Romës, çka është një mesazh i qartë se largimi është thjesht çështje kohe.

Në deklaratën e dhënë për “Sport Mediaset”-in përpara ndeshjes, Petraki ka thënë hapur se Asllani është nxjerrë në tregun e transferimeve dhe se i ka të qarta pozicionet ku duhet të ndërhyjë.

“Asllani, Sazonovi dhe Nkunku janë djem që janë në merkato, është mjaft e qartë. Kemi vendosur një vijë në dhomën e zhveshjes.

E dimë çfarë duhet të bëjmë. Sigurisht, siç e kam shpjeguar më parë, jemi 32 veta. Dikush duhet të largohet që dikush të vijë. I dimë mirë pozicionet që duhet të përmbushim dhe po punoj për këtë”, ka deklaruar Xhanluka Petraki.

3 Komente

  1. G
    Gostivari

    FLORI, mos cajë kokën. Je talent i madh, sovran, por i edukuar dhe mundohen të të godasin. Të priftë fati gjetkë, florini arbnor!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqiptari

      Djalë, lojtar më të edukuar si njeri në fushën e lojës, rrallë kam parë..........I ndërhynë rëndë, e dëmtojnë dhe ai prap ngrihet pa ju ndjerë zëri, e pa u ngritur i nervozuar për konflikt..........Flori djalë, ...........Të priftë e mbara në çdo ekip që do luash.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Torino, klub me histori, por aktualisht, skuader mediokre!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje