Liverpool luan “poker” në Kupë, kualifikohet në raundin tjetër

12 Janar 2026, 22:47Sport TEMA
Liverpool luan “poker” në Kupë, kualifikohet në

Liverpool ka fituar në shtëpi përballë Barnsley në ndeshjen e vlefshme për 1/32-at e Kupës së Anglisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Anfield”, përfundoi 4-1 në favor të vendasve.

Golat për “The Reds” u shënuan nga Szoboszlai, Frimpong, Wirtz dhe Ekitike. Ndërsa golin e vetëm për miqtë, ekipin e ligës së 3-të Barnsley, e shënoi Phillips, por që rezultoi vetëm statistikor.

Kështu, “djemtë” e Arne Slot avancojnë më tej në FA Cup, duke shkuar në raundin e 1/16-ave. Aty Liverpool do të përballet me Brighton, ku luan edhe një nga dëshirat e Sylvinhos, Brajan Gruda.

Lini një Përgjigje