McTominay ndal Interin, Napoli barazon zikaltrit në “San Siro” dhe mban hapur garën për titullin kampion

11 Janar 2026, 22:50Sport TEMA
McTominay ndal Interin, Napoli barazon zikaltrit në “San Siro”

Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 20-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, me ekipet që ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2.


Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9’ me anë të Dimarcos, por në të 26’, ishte McTominay që riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu kaloi për herë të dytë në avantazh zikaltrit me anë të një penalltie në minutën e 73’, ndërsa dy minuta më parë Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Gjithsesi, ishte sërish McTominay që barazoi sfidën në të 81’, duke mos lënë zikaltrit të shkëputeshin në krye.

Kështu Interi ruan sërish kreun e kampionatit me 43 pikë, tre më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Napoli i vendit të tretë.

1 Komente

  1. K
    Kapedani

    Mos harroni te jepni nje lajm per Ardon Jasharin qe fitoj kepucen e arté ne Belgjike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje