Milani ka bërë një tjetër hap fals në garën për titullin kampion.
Kuqezinjtë janë ndalur sërish në javën e 20-të të Serie A, duke barazuar në transfertë përballë Fiorentinës.
Sfida u mbyll me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët realizuan me anë të Comuzzo, ndërsa Milani arriti të barazojë vetëm në minutat e fundit me Nkunku.
Me këtë barazim, Milani renditet në vendin e dytë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në vështirësi, duke u pozicionuar në vendin e 18-të me 14 pikë.
Lini një Përgjigje