Dita e sotme është shumë e veçantë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi presidenti i klubit feston ditëlindjen.
Gaz Demi feston ditën e sotme 63 – vjetorin e tij të lindjen dhe në këtë ditë speciale urimet janë të shumta. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në krye të “demave”.
Një ditë e shënuar kjo për kryeqytetasit, të cilët siç dihet ditën e sotme do të luajnë në “Arenën e Demave” ndaj Burrelit, duel i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Padiskutim që “dhurata” më e mirë për kreun e të kuqve do të ishte fitorja ndaj matjanëve.
“Presidenti Gazment Demi, sot feston ditëlindjen!
FK Partizani dhe gjithë familja e kuqe i uron kreut të 17-herë kampionëve të Shqipërisë edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe Familje. Sa më shumë suksese në krye të FK Partizani”, shkruhet në postim.
Gaz Çomi është një Ordiner ose një super mashtrues që mos e gëzoftë një ditë. Gazi nga shofer Zuku që shpërndante dru u bë President i Partizonit.