FSHF do të ndërtojë fusha në Përrenjas, por duhen për… Partinë Agrare

9 Janar 2026, 15:50Sport TEMA
FSHF do të ndërtojë fusha në Përrenjas, por duhen

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur vendimin për të ndërtuar dy fusha sportive në Përrenjas. Po, në Përrenjas – një qytet që sot nuk ka asnjë ekip të regjistruar në FSHF, as për futboll profesionist dhe as për futboll amator.

A e meriton ky komunitet një investim të tillë? Pa asnjë dyshim që po. Çdo komunitet ka të drejtë për investime publike dhe sportive. Por zakonisht, investime të kësaj natyre bëhen mbi bazën e një studimi: ku ka më shumë nevojë, ku ka popullsi më të madhe, ku ekziston traditë sportive, apo ku ka projekte zhvillimi infrastrukturore që e justifikojnë ndërhyrjen. Përrenjasi, sado sportdashës të jenë banorët e tij, nuk plotëson asnjërin prej këtyre kritereve.

Një investim i tillë nga FSHF fare mirë mund të ishte bërë në Elbasan apo në Pogradec, ku qindra të rinj nuk kanë ku të stërviten dhe ku prindërit detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme nga xhepi për aktivitetet sportive të fëmijëve të tyre. Por jo. Armand Duka ka zgjedhur Përrenjasin.

Pse Përrenjasin? Sepse në këtë zonë pritet që Partia Demokratike t’i lërë hapësirë Partisë Agrare të Agron Dukës, vëllait të tij. Investimi në këtë mënyrë shërben për disa qëllime njëkohësisht: hap disa vende pune, punëson disa njerëz, i bën një “lavazh” komunitetit, sjell disa figura të sportit për inaugurime me “bukë dhe cirk”, dhe politikisht vret disa zogj me një gur. Por futbollit, realisht, nuk i shërben për asgjë.

Ky nuk është rasti i parë kur hidhen miliona euro për investime që më pas nuk prodhojnë asnjë efekt real. Mjafton të pyesni për aeroportin e Kukësit: 11 milionë euro investim dhe sot mezi shërben për të bërë foto.

Futbolli shqiptar ka nevoja reale, emergjente dhe të matshme. Por vendimet e tilla tregojnë edhe një herë se prioriteti nuk është sporti, por llogaria politike.(VNA)

4 Komente

  1. K
    Klani Zemunit

    “ Klani Zemunit” sic i ka quajtur Berisha i bejne qoka njeri tjetrit per politike. Armando me fonde te FSH F dhe FIFA-s don te mbeshtese “Duken e krimit” po sipas Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Ç'është ky shkrim idiot? Po a rrojnë njerëz në Përrenjas, nuk paskan nevojë ata për të patur ambjente shlodhës dhe argëtimi? Ka fëmijë në Përrenjas apo janë 100% pensionistë? Pse bëheni kështu o njerëz! Ky është fati ynë, e kemi lënë jetën në dorë të atyre që nuk të japin asnjë investim po nuk u dhe votën. Tani dihet, kështu funksionojnë gjërat jo vetëm tek ne. Kur e bënë Berisha dhe Rama këtë veprim e quajmë të drejtë, kur e bënë Duka e quajmë "... fusha për Partinë Agrare"!!! Po çi hynë në punë popullit se kush parti ja bënë, Demokratikja apo Agrarja, atij boll t'i bëhen fushat ku të luajnë fëmijët. Por ju jeni mësuar dhe doni që votat t'i jepen Partisë Socialiste në këmbim të asgjëje, ose më saktë hurit në bythë!..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të flasim hapur

        O njeri, në Përrenjas nuk luan dhe nuk sheh njeri futboll. Por në qoftë se ky investim është bërë per t'i dhene shtytje futbollit ne Perrenjas, dakord, po pse pikerisht ne Përrenjas dhe jo në Librazhd apo Cëreik? Pse jo në Rrëshen ose Rubik? Kjo pyetje shtrohet. Mbi çfare parametrash është zgjedhur Perrenjasi?

        Përgjigjjuni
      2. E
        Ela

        Perrenjasi eshte shume sportdashes. Dhe ka shume rini qe nuk ka asnje argetim tjeter sepse eshte nje zone ku nuk ka asgje per argetimin e rinise. Shume mire kan menduar. Mos paragjykoni kot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje