Rast i përsëritur me Armando Brojën, mediat në Angli justifikojnë paraqitjen ndaj Mançester Junajtid

9 Janar 2026, 13:20Sport TEMA
Rast i përsëritur me Armando Brojën, mediat në Angli

Armando Broja luajti si titullar ne ndeshjen ku Bërnli barazoi me rezultatin 2-2 përballë Mançester Junajtid. Një pikë e artë në luftën për mbijetesë.

Pas ndeshjes, “Burnley Express” publikoi vlerësimet për çdo lojtar. Brojës iu dha nota 6.

“Një lojtar me shumë energji dhe që e vuri veten në punë, por i mungonte mbështetje e duhur për të pasur mundësi reale për të treguar aftësitë e tij”, shkruhet në vlerësimin e portalit afër klubit.

Ky është një rast i përsëritur për Brojën. I njëjti justifikim ishte edhe më parë ndaj Brajton duke treguar se mungojnë topat nga shokët e skuadrës.

7 Komente

  1. R
    Roberto

    Kjo eshte e vertete. Askush nuk i sherben Brojes ne sulm. Ai mundohet ca te kape vete. Me sa duket lojtaret e ekipit nuk duan qe Broja te zere vendin e shokeve te tyre qe luajne perpara Brojes ne ekip. C'do kush do e bente per shoket e vjeter te ekipit edhe pse kjo nuk eshte normale. Broja e ka kerkuar topin dhe askush nuk ka pasuar tek ai. Ne pese apo gjashte topa une jam i bindur qe Broja do krijonte dicka. Ne fakt trajneri duhet t'ju heqe veshin te tjerve qe nuk pasojne per te.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anti

      Ca thua po ishte vetem per vetem me nje qe ishte sa gjysma e tij dhe nuk arriti,pastaj nuk I pasojne I kujt eshte faji? Kur ste duan atehere ndryshojne gjerat se keshtu u fol edhe kur ishte tek Evertoni po ashtu edhe tek Celsi mbase karakteri I tij cedon kjo tregon qe problemi eshte tek ky.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Qe shoket e skuadres e sabotojne Brojen duke mos i pasuar topa, ate e kam thene disa here me pare ne komentet qe kam lene tek TEMA. Sa i perket nje rasti qe permendi ju, ato jane gjera normale ne sport. Po te konkludohej me gol cdo here qe sulmuesit dalin ne dyluftim me mbrojtesit, atehere ne cdo ndeshje do kishim me shume se 10 gola per ekip. Broja eshte talenti me i mire qe kemi patur ndonjehere ne kombetare dhe kete nuk e luan as topi.

        Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Është e dukshme mungesa e mbështetjes së skuadrës! Pikërisht,ku mungon duhet t'a kërkoj. Duhet të fitojë besimin e shokëve të skuadrës.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Inshallah qedron ne forme i pademtuar dhe ne gjendje te vaproje shoejt .tek kombetarja kemi Asllanin dhe mitaj qe dine te pasojne topa te gjate .

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Pse, di ndonjë rast ti që Asllani të ketë pasuar qoftë edhe një top të vetëm tek Broja?.... Sidoqoftë tek Broja vihet re një mentalitet vetëvlerësimi, atë e kanë shpallur shumë specialist si talent i madh, tashmë ai është plotësisht i bindur se është ashtu siç thuhet për të, por vetë ai për t'a justifikuar këtë vlerësim në fushën e lojës bënë pak ose më mirë të thuash nuk bënë asgjë. Të gjithë deri tani e kemi justifikuar, sepse u dëmtua rëndë dhe qëndrimi jashtë fushe ishte i gjatë, por ai duhet t'a kuptojë se keqardhja jonë dhe mirëkuptimi për të e ka një kufi, nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Brojës dikush i afërt me të duhet t'ja vërë në dukje, që me shokët e ekipit duhet të sillet si i barabartë, ai duhet t'a kuptojë se inferiorët bëhen kurdoherë bashkë për mbijetesë dhe në një lojë kolektive si futbolli, pa mbështetje del fare i zbuluar dhe kjo do të çojë automatikisht në dështim të plotë.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tifozi

            Ronaldo nuk do ishte golashenues po qe se shoket e skuadres do ta sabotonin sic po ndodh me Brojen. Kur nuke ke prekur ndonjehere top me kembe ato qe bejne lojtaret ne fushe te duken shume te lehta.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje