Presidenti i Torinos, Urbano Kairo, foli me vlerësim për Kristjan Asllani. Ky i fundit po përflitet për një nga largim nga torinezët, ndërsa Paris FC, Sasusolo, Parma dhe Girona janë përmendur si alternativa. Te Torino nuk mungojnë po ashtu sinjalet për të qëndruar.
“Ka kualitet të jashtëzakonshëm. E përdor edhe këmbën e djathtë dhe të majtën shumë mirë, aq shumë sa nuk e kupton se cila është këmba e tij e fortë.
Do të shikojmë çfarë do ndodhë në merkaton e janarit. Gjithmonë përmban surpriza”, u shpreh presidenti i Torinos.
Asgjë nuk është qartësuar për Asllanin, por fakt mbetet se dy ndeshjet e fundit nuk mori asnjë minutë. Për këtë edhe transferimi në fund të sezonit nga Interi është si diçka e pamundur.
Eshte shume i mire por.... nuk e duam!? Keta jane KARAGJOZE te demshem. Perse ngulen kembe dhe e moren... kur nuk e duan?!
Sepse eshte nje futbollist medioker dhe jo nje talent i madh si jane munduar te na e shesin keto 2-3 vjetet e fundit. Teknikisht eshte mire por cedon shume nga ana fizike, shpejtesia, dhe shkathtesia.