Vedat Muriqi, vazhdon të shënojë pa u ndalur në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Mallorcas.
Sulmuesi i Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga, ndaj Rayo Vallecano në transfertë. Në minutën e 30-të, Muriqi shfrytëzoi një krosim të Lato nga e majta dhe me kokë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh, ndërsa Mallorca barazoi me golin e Muriqit.
Ky është goli i 11-të në La Liga për 31-vjeçarin, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Spanjë, në 18 ndeshje të luajtura.
Allahu Ekbar
Mallorca po del nga Liga ju thoni nuk di te ndalet Muriqi , edhe Uzuni doli gol shenues te Granata por zbriti nga Liga te njejtin fat do pesoj dhe Mallorca