Pas dëmtimit Gjimshiti përfundoi në spital, mjekët kanë përjashtuar skenarin më të keq

11 Janar 2026, 11:27Sport TEMA
Pas dëmtimit Gjimshiti përfundoi në spital, mjekët kanë

Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim të rëndë, por për fatin e tij të mirë nuk ka pësuar asnjë frakturë pas duelit të fortë me Zapata-n.

Mbrojtësi kuqezi u dorëzua në minutën e 42’ të takimit Atalanta-Torino pasi dhimbjet që kishte nuk e lejuan më që të luante nomralisht.

Stafi i Atalanta-s mendoi për më të keqen dhe e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët, pas disa kontrolleve, kanë përjashtuar që të kishte një frakturë në legen. Sipas tyre mbrojtësi ka pësuar një goditje të fortë në muskujt e legenit dhe në ato të barkut. Pa një diagnozë të plotë në këtë drejtim mjekët e kanë të pamundur që të parashikojnë edhe kohën e rikuperimit të lojtarit.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Uroj qe Gjimshiti te sherohet sa me shpejt. Eshte nje pike referimi per Atalanten por edhe kombetaren

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje