VIDEO/ Anis Mehmeti “makineri” golash, shikoni realizimin e radhës

10 Janar 2026, 19:50Sport TEMA
VIDEO/ Anis Mehmeti “makineri” golash, shikoni realizimin e

Anis Mehmeti ka vijuar ecurinë e tij pozitive në futbollin anglez duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e Bristol City.

Ky realizim erdhi në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, ku mesfushori shqiptar dyfishoi shifrat në përballjen kundër Watford. Goli u shënua në minutën e 37-të të takimit, duke konfirmuar formën e mirë të lojtarit në këtë fillimviti.

Ky është goli i dytë për Mehmetin brenda dhjetë ditëve të para të janarit, pas atij të shënuar në kampionat më 1 janar. Megjithëse vlerësohet si një prej lojtarëve shqiptarë me performancën më konstante në dy sezonet e fundit, ai nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar që prej vitit 2023.

Aktualisht, 25-vjeçari mbetet një pikë referimi në repartin ofensiv të klubit të tij në Championship. Statistikat e tij pasqyrojnë një kontribut të rregullt në rritjen e vlerës së tij në tregun anglez.

GOLI I SHENUAR NGA MEHMETI - VIDEO

2 Komente

  1. R
    Roberto

    Po sa gola ka bere ky qe e quani makineri golash???

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      8 gola ne 26 ndeshje.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje