VIDEO/ E kërkon Sylvinho, sulmuesi shqiptar gol dhe asist ndaj Man. United

11 Janar 2026, 19:10Sport TEMA
VIDEO/ E kërkon Sylvinho, sulmuesi shqiptar gol dhe asist ndaj Man. United

Brajan Gruda vijon të dhurojë paraqitje fantastike me skuadrën e tij në Premier League, Brighton.

Lojtari me origjinë shqiptare ka zhvilluar një performancë të jashtëzakonshme në duelin e sotëm të FA Cup, ku Brighton po përballet me Manchester United.

Gruda ishte protagonist absolut, duke shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij dhe duke dhuruar asistin në golin e dytë.

Interesant është fakti se 21-vjeçari prej kohësh ndodhet në “radarët” e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Tekniku brazilian e dëshiron me ngulm lojtarin në fjalë te Shqipëria, ndërsa Gruda aktualisht vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë U-21.

VIDEO - GOLI I SHENUAR NGA GRUDA

3 Komente

  1. b
    beni prej Shkodre.

    Familjarisht artista n'futboll, prej Seles deri te nipi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arifi

      Thuj pra te vije

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozi plak

      Ai pret Gjermanine kismet kur te benet 28 vjec e gjermania mos ta kete ftuar do luaje per Shqiperine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje