Alonso dëshironte të qëndronte në stol, zbulohen prapaskenat e largimit nga Reali

12 Janar 2026, 22:10Sport TEMA
Alonso dëshironte të qëndronte në stol, zbulohen prapaskenat

Largimi i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit duket se ka qenë një vendim i imponuar nga drejtuesit e klubit dhe jo një dëshirë e trajnerit.

Ndonëse zyrtarisht u raportua për një ndarje me mirëkuptim, nga mediat spanjolle bëhet me dije se tekniku spanjoll nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Klubi kërkoi një ndryshim rrënjësor pas një sezoni të karakterizuar nga paqëndrueshmëria dhe vështirësitë në dhomat e zhveshjes. Alonso hasi pengesa në zbatimin e ideve të tij taktike, duke mos gjetur mbështetjen e duhur nga grupi i lojtarëve.

Kjo mungesë harmonie brenda ekipit bëri që identiteti i lojës së Madridit të zbehej gradualisht gjatë muajve të fundit. Lëndimet e shumta të lojtarëve kyç rënduan më tej situatën, duke çuar në rezultate negative në fushë.

Pas një takimi analizues mbi të ardhmen e projektit, trajneri pranoi propozimin e klubit për t’u larguar. Kështu mbyllet një etapë që nisi me ambicie të mëdha, por që u ndal nga problemet e brendshme.

3 Komente

  1. H
    Hajredini Jr ( Junior )

    Per mua Alonso é njeri shumé i edukuar , pa vese , por truri i tij é programuar te trajnoj vetëm moshat10-12 vjeç . 04:24

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      H. Junior, nga Brazili keshtu? :))

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajredini Jr ( Junior )

      Hej Shkodrani , Shkodra ? : - qyteti shqiptar më i kulturuar historikisht . Kam njohur shumë ne Shkoder , njeri më i mirë se tjetri , plus dialekti Shkodran , do të më pelqente te ishte gjuha zyrtare e gjuhës Shqipe . 17:22

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje