E ardhmja e Ernest Muçit, flet presidenti i Trabzonsporit: Ne e deshëm para Beshiktashit, nëse trajneri më thotë…

13 Janar 2026, 10:26Sport TEMA
E ardhmja e Ernest Muçit, flet presidenti i Trabzonsporit: Ne e

Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer në radhët e Trabzonspor ku është kthyer në formën më të mirë, duke shënuar gola e qenë vendimtar për fatin e skuadrës që e sheh veten ende të përfshirë në luftën për titullin kampion.

Por lojtari është dhënë në huazim nga Beshiktash te Trabzonspor dhe nuk dihet ende si cila do të jetë e ardhmja e tij në mbyllje të këtij edicioni. Ai është huazuar për 1 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 8 milionë euro të tjera.

Rreth kësaj situate është pyetur nga mediat edhe presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, i cili ka shpjeguar se gjithçka varej nga kërkesa që do i bënte trajneri i ekipit të tij, edhe pse Muçi kishte qenë një emër në radarët e klubit para se t’u bashkohej rivalëve në kampionat.

“Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit. Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij.

Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Beshiktashin dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë”, tha Dogan.

Fjalë të cilat kalojnë peshën e vendimmarrjes te trajneri Fatih Teke, por edhe që tregojnë qartësisht se Trabzonspori do të negociojë për të ulur çmimin e Muçit, pasi nuk përballon shifrën e plotë prej 8 milionë eurosh që i është vënë kartonit të tij.

Lini një Përgjigje