Kupa e Shqipërisë: Hidhet shorti për fazën çerekfinale, Tirana gjen Dinamon, Partizani kundër AF Elbasanit

13 Janar 2026, 14:50Sport TEMA
Kupa e Shqipërisë: Hidhet shorti për fazën

Këtë të martë në ambientet e "Shtëpisë të Futbollit" në kryeqytet, u hodh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Tetë skuadrat ishin të ndara në dy grupe, ndërsa sfidat që dolën pas hedhjes së goglave premtojnë emocione.

Çiftet çerekfinaliste:


Teuta - Egnatia

Tirana - Dinamo

AF Elbasani - Partizani

Bylis - Vllaznia

Faza çerekfinale e Kupës do jetë me takime vajtje-ardhje.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars.

Lini një Përgjigje