VIDEO/ Ernest Muçi është i pandalshëm! Shikoni golin e radhës në Turqi

14 Janar 2026, 17:35Sport TEMA
VIDEO/ Ernest Muçi është i pandalshëm! Shikoni golin e

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka shënuar sërish në futbollin turk, këtë herë duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës me fanellën e Trabzonspor.

Në takimin e vlefshëm për raundin e dytë kundër Istanbulspor, Muçi realizoi golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e 41-të. Goli erdhi përmes një goditjeje diagonale, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë përballje.

Performanca e tij u prit me ovacione nga tifozët udhëtues, të cilët thirrën emrin e sulmuesit në tribunat e stadiumit. Pavarësisht kohës së shkurtër te Trabzonspor, lojtari është kthyer në një pikë referimi për repartin ofensiv.

Ky realizim konfirmon formën e mirë gjatë muajve të fundit.

VIDEO E GOLIT

Lini një Përgjigje