Vllaznia nuk është më e pathyeshme. Kukësi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj shkodranëve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.
Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte spektakolare. Heroi i verilindorëve ishte sulmuesi Solodovnikov, i cili realizoi dopietë golash në minutat 73 dhe 80.
Sukses i rëndësishëm për Kukësin, që beson te mbijetesa, ndonëse mban vendin e fundit me 25 pikë, 6 më pak se Teuta e vendit të tetë.
Ndërkohë Vllaznia humb mundësinë për të marrë vendin e parë në renditet dhe pozicionohet e dyta me 49 pikë.
Lini një Përgjigje