Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët në duelin e mbijetesës

16 Mars 2024, 16:00Sport TEMA
Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët në duelin e mbijetesës

Nuk prodhoi fitues sfida mes Erzenit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Ndeshja u mbyll në barazim pa gola në Rrogozhinë. Një pikë, që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave, për pozitat ku ndodhen.

Pas këtij barazimi, dy skuadrat mbeten në pozicionet e tyre të mëparshme, me Laçin që renditet në vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Erzeni pozicionohet në vendin e parafundit me 27 pikë.  

Lini një Përgjigje