“Jeta vazhdon”, reagon sërish Mirlind Daku: Faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje

16 Mars 2024, 10:41Sport TEMA

Mirlind Daku është një nga lojtarët që mungoi në listën e Sylvinhons për dy miqësoret e këtij muaji ndaj Kilit më 22 mars dhe Suedisë 2 ditë më vonë. Menjëherë pasi u shpall lista, sulmuesi që luan te Rubin Kazan postoi një video në rrjetet sociale, ku shkroi se “jeta vazhdon”.

Diçka e tillë u konsideruan nga tifozët si një “thumb” ndaj stafit të kombëtares për mos ftesën, por për të sqaruar gjithë këtë ka reaguar sërish 26-vjeçari, i cili ka theksuar se një video e tillë nuk ka të bëjë fare me mos grumbullimin, teksa falenderon të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Video që kam postuar nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë❤️”, ka shkruar më pas Daku në koment poshtë videos së postuar.

Komenti i Mirlind Dakutne videos se postuar
Komenti i Mirlind Dakutne videos se postuar

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Ne fushen e lojes duhen 11 lojtare the 11 te tjere so rezerve. Daku e Muja jane perseri djemte tane qe kane kontribuar per kete kualifikim historik te kombetares tone ne Europian, prandaj gezojne respektin e tifozerise kuq e zi, por edhe te mbare popullit shqiptar. Edhe ne Europianin e pare, nuk u ftua Berat Gjimshiti, i cili kur e pyeten gazetaret, me nje thjeshtesi epike tha se thirrja apo mosthirrja ne kombetare eshte e drejta e trainerit dhe une do e pranoj cdo zgjedhje. Sot Berat Gjimshiti eshte njeri nga lojtaret me te rendesishem te kombetares tone. Do vije dita qe Daku dhe Muja te vijne perseri ne kombetare, njesoj si Gjimshiti apo Manaj. E rendesishme eshte paraqitja dinjitoze e ekipit tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje