Shorti i Conference League: Duel greko-turk në çerekfinale, rival anglez për Zhegrovën

15 Mars 2024, 14:14Sport TEMA
Shorti i Conference League: Duel greko-turk në çerekfinale, rival

Garë e fortë edhe në Conference League, aty ku u përcaktuan katër çerekfinalet, por edhe gjysmëfinalet e mundshme pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Lille dhe Edon Zhegrova kanë “peshkuar” Aston Villan.

Një finale e parakohshme për këtë kompeticion, pasi janë dy nga pretendentët kryesorë për t’i shkuar deri në fund.

Në krahun tjetër Viktoria Plzen do të përballet me Fiorentinën.

Grekët kanë qenë të pafatë në këtë short, pasi PAOK do të përballet me gjigantin belg të Club Brugge, ndërsa Olympiacos do të luajë kundër Fenerbahces.

Çerekfinalet
Club Brugge – PAOK

 

Olympiacos – Fenerbahce

 

Aston Villa – Lille

 

Viktoria Plzen – Fiorentina

Lini një Përgjigje