“Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i japë më bileta “Tifozave Kuq e Zi”

9 Prill 2025, 17:45Sport TEMA
“Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i

Kush beson se vendimi i FSHF për të mos u ofruar më bileta në grup tifozerive, vecanërisht grupimit kryesor, “Tifozat Kuqezi”, është naiv.

Thjesht Federata gjeti momentin për t’u “hakmarrë” pas një fushate “bezdisëse” të TKZ për kampionatin europian që do të organizojë Shqipëria me Serbinë.

TKZ dhe Illyrian Elite ishin ndër ata që kundërhstuan organizimin e kampionatit europian U-21 me Serbinë, në një kohë që mediat kryesore, ministritë, por edhe pala kosovare heshtën.

Por nuk është vetëm ky motivi pse Armand Duka vendosi të marrë vendimin për të mos i lejuar TKZ të blejnë bileta në grup. VNA ju sjell një analizë të hollësishme të asaj që luhet në prapaskenë…

1- Armand Duka është përpjekur të bashkëjetojë me Tifozat Kuqezi, por asnjëherë nuk ka pasur “kimi” me këtë grup. Ishin të famshme mesazhet në vitin 2016 kur ai nëpërmjet e-mailit që i dërgonte një vartëses së tij, i quante ata “Legena”.

2- Kontestimi i tyre i zhurmshëm për organizimin e kampionatit U-21 me Serbinë ishte pika që derdhi gotën. Duka u kujdes që në Shqipëeri ccështja të trajtohej sa më butë nga mediat e mëdha dhe ia doli në fakt. I ndërgegjshëm për regain që do të shkaktonte, por I joshur nga milionat që sjell ky aktivitet, FSHF u kujdes që edhe në kominkatën e saj për shtyp, të mos shkruante askund se me kë po e zhvillonte kampionatin. Qesharake si situatë, por tregonte sa në siklet ishte Duka. Grupimet e tifozëve ishin të vetmit që nuk hestën dhe ai nuk e harroi.

3- Tifozat madje kërcënuan se do të kishin një reagim të përshkallëzuar për t’i dhënë një mesazh Dukës që në ndeshjen me Serbinë në qershor. Pra nga njëra anë i prishën qetësinë kur vendosi të bashkëpunojë me Serbinë dhe nga ana tjetër mund t’I sjellin kokëccarje në një ndehsje tejet delicate, por edhe të rëndësishme për kualifikueset. Për të mos folur më pas, që nëse Rama fiton zgjedhet dhe ndodh ndonjë incident, sikleti bëhet Akoma më i madh…

4- Shfrytëzoi përccarjet mes TKZ. Para se të niste kjo fushatë eliminatoresh disa skena sherrresh në tribunën e TKZ u bënë virale dhe Duka u përpoq të përfitonte nga përplasjet mes tyre.

5- Në korridoret e FSHF shpesh pëshëpritej se “me biletat e kobëtares bëhet biznes”. Natyrisht, prej kohësh grupimet I blejnë biletat me të njëtin cmim, thjesht “nderi” që u bënte FSHF ishte që ua jepte “paketë” biletat që në atë tribunë të ishin vetëm ata. Por duke qenë se interesi për kombëtaren ëështë rritu dhe interesi për qoka po ashtu, në FSHF menduan: “Nëse është puna për bzines, atëherë e bëjmë vetë, pse t’ua lëmë tifozëve”. Të kuptohemi, në disa ndeshje biletat shkojnë në trefishin e vlerës reale.

6- Dhe meqë jemi te biznesi, a e keni parë se si avullojnë biletat në ndeshjet e mëdha, brenda orës madje? Mirëpo po të shkosh në agjenci të ndryshme turistike, aty mund të gjesh, por me cmim shumë më të kripur. Llogaria është e thjeshtë: ua bëjmë nderin agjencive, nuk kemi zëra kundër, heqim qafe ca të pabindur që bëhen të rrezikshëm kur janë bashkë dhe japim shembullin se kush na del kundër e pëson. Pra me një gur vrasim katër zogj. Ose pesë më mirë… Pse pse 5? Sepse kështu garantojmë që në ndeshjen me Serbinë në qershor nuk kemi incidente. Ose të paktën kështu shpresojnë në FSHF, sepse TKZ ka treguar se nuk e ul kollaj kokën përballë federatës.

10 Komente

  1. J
    Jarani

    Pas Saliut un dua Duken brenda... Brenda me tamam un sdua asnjeri ne dynja po po nuk dha doreheqjen duhet te merret SPAK me ate njeri

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Ka me burre legen se ky Duka I pulave,qe nuk ka asnje lidhje me futbollin?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mazllem

      Asgje nuk e lidh kete hordhi injorantesh pertej kufirit, me futbollin, qe duke u fshehur mbas flamurit tone, mbajne brenda dhe jashte dashurine, per sulltanin turk, qe vec duan te na armiqesojne me fqinjet tane.Jo vec bileta, por i duhet ndalur hyrja ne stadium,qe te mos na ndyjne perseri stadiumet tona.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TKQZ

        Eh more Legen pa ne ju jeni te vdekur ,ju gjithon keni tradhtuar Shqiptarët ,rac muti pro serb e pro grek

        Përgjigjjuni
        1. T
          TKQZ

          Legen Duka Lege ti

          Përgjigjjuni
        2. K
          KosovareDashesi

          Tifozat kuqezi jane njerezit me te paedukuar. Dhe pergjithesisht me kosovaret s duam te kemi me pune se jane popull qe jeton me perralla. Sjellin 100 lengaraqe ketu qe hedhin fishkekzjerre cdo ndeshje (e marrim gjobe prej tyre) e thone: ne po mbajme tifozerine shqiptare. Vijne ne plazhet tona me buke me vete, dhjesin ne det, hedhin plehrat neper plazhe te virgjera dhe thone: ne po mbajme gjithe ekonomine shqiptare. Per mos folur pastaj kush ka pasur te punoj me ta sa besprere jane. Ore sa me larg Kosovaret se per te prishur pune jane, vetem budalleqe kane.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardit

            Ti je serbe apo greke oj e mjer

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tifozi plak

            Nuk dua te mbroj Duken por tifozat kuq e zi nese jane trima le te marrin nje difek e te shkojne ta leftojne Serbine ne kufi e te mos na cajne bithen me gjoja patriotizem qe vetem sa diskrediton shqiperine e shqiptaret . Duka eshte si eshte ka bere dicka .Pas 20 viteve Federata ka nje qender sportive moderne ne te cilen te huajte vine te punojne me qejf ka nje stadium modern ne tirane e fusha te tjera qe po ndertohen .Nashi mund te jemi prapa botes po ne cilen fushe tjater jemi perpara e aq sa ka bere do pund e mund te madh perpara kushtet e shqiperise .as a mjoh e as me njeh e nuk dua ta mbroj duken por le mos ti degjojme njerezit e ngeshem qe s’bejne asgje vecse perpiqen te shkaterrojme ata qe bejne dicka .

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Jaho

              Po le te heqin dhe ato QELESHE TE BARDHA (PLISAT) se na e shpifen. Kishte lezet kur shifje ndeshjet ne vitet 80-90 (p.sh Shqipri-Belgjike me golat e Minges dhe Joses) i gjithe stadiumi ne kembe duke kenu dhe pa qeleshe apo takie kosovare. Jam pak nostalgjik me thene te drejten por sot na ç'menden KOSOVARET. Thone se ne kohen e komunizmit Kosovaret thonin qe vijne nga Shqiperia per te marre AZIL politik. Kur Shqiperia ishte ne lufte civile ne vitet 97' per shkak te kriminelit Berisha, Kosovaret thonin qe vijne nga Kosova dhe jo nga Shqiperia kur i pyesnin te huajt ne Evrope. Ja pra kush jane vellaznit koqevare.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirid dardan

                Ju qe keni komentuar kunder shqiptarëve te cilët jan nga Dardania e ilirida ju jeni Grekoserb tradhtar

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje