Kush është Albian Hajdari, shqiptari i radhës që iu bashkua Zvicrë në listën paraprake për “Euro 2024”

17 Maj 2024, 15:53Sport TEMA
Kush është Albian Hajdari, shqiptari i radhës që iu bashkua

Albian Hajdari është befasia e trajnerit te Kombetares se Zvicres Murat Yakinit në listën paraprake të Helveteve për “Euro 2024”.

Hajdari është vetëm 20-vjeç. Ai luan në mbrojtje ndërsa është pjesë e rëndësishme e skuadres se Luganos.

Është formuar si futbollist te Baseli e Juventusi, ndërsa edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lugano, ku tani ka kontratë të rregullt dhe luan rregullisht.


Por ai pritet qe shume shpejt të largohet nga Zvicra. Kualiteti i Albian Hajdari vlerësohet si shume i madh.

Bologna, ndër të tjera ka shprehur interesim për mbrojtësin e qendrës.

Hajdari ka luajtur për U16, U17, U19 e U21 të Zvicrës. Dhe tani do ta ketë rastin në miqësoret para Evropianit e potencialisht edhe në “Gjermania 2024”.

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Çna intereson ky qe naj nxirni ktu nuk e kuptoj , artikull idjot si artikullshkrusi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje