“U befasova”, Arbnor Muja flet për largimin nga Antwerp: Ju tregoj se si ndodhi

17 Maj 2024, 13:23Sport TEMA
“U befasova”, Arbnor Muja flet për largimin nga Antwerp: Ju

Arbnor Muja surprizoi të gjithë kur u largua nga Antwerp në merkaton e janarit. Pas 5 muajsh, lojtari i kombëtares shqiptare i është “rikthyer” kësaj çështjeje që dhe për të ishte i papritur largimi.

Në në intervistë për mediat belge “hbvl.be”  25-vjeçari ka treguar prapaskenat e largimit. Muja nënviozon se drejtuesit i thanë që duhej të largoheh dhe ende nuk e ka kuptuar arsyen e vendimit të klubit.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë.

Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka përfunduar lojtari nga Mitrovica.

Kujtojmë se aktualisht Muja është pjesë e Samsunspor në superligën turke. Që nga transferimi i tij te skuadra turke, 25-vjeçari ia ka dalë të luajë në 12 takime dhe ka mundur të shënojë 1 gol.

1 Komente

  1. e
    e verteta

    Europa Kurve nuk i don shqiptaret vella,per ta vlejne me shume serbet edhe sikur te jene me me pak talent.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje