Trajneri i Juventus, Maximiliano Allegri, ishte zjarr pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i bardhezinjve, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e TuttoSport.
Pikërisht ky i fundit, Guido Vaciago, ka denoncuar Allegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalët që Allegri iu drejtua:
“Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku ti rri, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tënde”, rrëfen drejtori i TuttoSport, ato që sipas tij i ka thënë Allegri.
Allegri shpërthen ndaj të gjithëve, shkarkimi çështje orësh
Massimiliano Allegri është një hap larg shkarkimit nga Juventusi. Trajneri i bardhezinjve shpërtheu ndaj të gjithëve pas triumfit në Kupën e Italisë, duke u përplasur me Giuntolin dhe drejtorin e gazetës torineze “TuttoSport”, teksa nuk munguan as thirrjet ofenduese ndaj dizenjatorit të arbitrave, Gianluca Rocchi.
Për të gjithë sjelljen, Allegri është pezulluar dy javë nga Gjykata Sportive në Itali dhe nuk do të ketë mundësi të ulet në pankinë në dy ndeshjet e mbetura të Serisë A.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit po mendojnë ta shkarkojnë menjëherë Allegrin dhe të mos presin fundin e sezonit, kur edhe ishte parashikuar largimi i tij, një vit para fundit të kontratës.
Media italiane bën me dije se plani i Juventusit është që dy javët e mbetura t’i besojë drejtimin e skuadrës, Paulo Monteros, i cili aktualisht është trajner i U19-ës së bardhezinjve.
Plani i bardhezinjve është që të shfrytëzojnë gjithë situatën e krijuar, për të shkarkuar Allegrin “për arsye të forta”, në mënyrë që të kursejnë edhe pagën e tij të vitit të fundit të kontratës.
Nga klubi bardhezi nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar, megjithatë orët e ardhshme do të jenë vendimtare, teksa gjasat janë që me miratimin e Monteros, të komunikohet edhe zyrtarisht shkarkimi i Allegrit.
Natyrisht që kjo nuk do të ishte aspak mënyra e duhur për të larguar një trajner si Allegri, që ka drejtuar Juventusin për 8 sezone në dy periudha të ndryshme dhe ka fituar shumë trofe, mes të cilëve edhe 5 tituj kampion, si dhe ka luajtur dy finale Championsi me bardhezinjtë.
Lini një Përgjigje