Skandali, Drejtori i “Tuttosport” akuzon Alegrin: Më kërcënoi, ka tha je drejtor m...

16 Maj 2024, 14:45Sport TEMA
Skandali, Drejtori i “Tuttosport” akuzon Alegrin: Më

Maks Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas triumfit në Kupën e Italisë.

Trajneri i Juventusit ndihet i tradhëtuar nga klubi dhe i gjithë “universi” bardhezi.

Sjellja e tij ishte e ashpër kundrejt drejtorit sportiv Xhuntoli ku pas triumfit me Atalantën e ftoi që të largohej nga fusha ku po festonin lojtarët.

Një tjetër incident ka ndodhur edhe me drejtorin e gazetës piemonteze “Tuttosport” e cila njihet për afrimitetin me klubet e Torinos (Torinon dhe Juventusin). “Drejtor m…! Po me ty e kam drejtor m…! 

Në gazetë shkruaj të vërtetën jo atë që të raporton shoqëria”, ishin fjalët që i kishte drejtuar Alegri, Guido Vaçiagos. 

“Më shtyu dhe më drejtoi gishtin në hundë. Më shtrengoi nga xhaketa dhe më tha se e dinte ku të më priste”, vazhdoi rrëfimin e tij drejtori i “Tuttosport”.

1 Komente

  1. .
    .....

    he gazetar kar as titullin nuk din me shkrujt

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje