Lista e më të paguarve e Forbes, Ronaldo mposht “thellë” Messin

16 Maj 2024, 19:31Sport TEMA
Lista e më të paguarve e Forbes, Ronaldo mposht

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj të enjteje të Forbes, ka ndryshime të rëndësishme krahasuar me listën e një viti më parë.

Një aspekt që bie në sy dhe e vendos futbollin në krye është se në “top-10”, pesë nga 10 sportistët që kryesojnë listën si më të paguarit në botë janë futbollistë.

Cristiano Ronaldo kryeson listën globale si sportisti më i paguar në vitin 2024, ku regjistron të ardhura prej 260 milionë dollarësh, nga të cilat 200 milionë janë nga kontrata me Al Nassr, ndërsa 60 milionë i merr nëpërmjet sponsorizimeve.

Krahasuar me vitin 2023,  rritja e të ardhurave të CR7 është e madhe: +124 milionë dollarë.

Futbollisti i dytë në listën e përditësuar të Forbes për vitin 2024 është Lionel Messi, i cili ra një vend në krahasim me numërimin e vitit të kaluar. Tani pleshti është i treti, pasi u tejkalua nga lojtari i golfit, Jon Rahm.

Gjëja pozitive për Messin është se ai pati një rritje të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar, kur regjistroi 130 milionë dollarë. Për vitin 2024 të ardhurat e tij shkojnë në 135 milionë dollarë, kjo kryesisht për shkak të sponsorizimeve jashtë fushe, të cilat arrijnë në 70 milionë dollar, ndërsa 65 milionë dollar i merr nga kontrata që ka me Inter Miamin.

Futbollistët më të paguar për vitin 2024, pjesë e “Top-10”

1- Cristiano Ronaldo: 260 milionë dollarë (200 dollarë nga kontrata dhe 60 dollarë nga sponsorizimet)

2- Lionel Messi: 135 milionë dollarë (65 dollarë nga kontratë dhe 70 dollarë nga sponsorizime)

3- Kylian Mbappé: 110 milionë dollarë (90 milionë dollarë nga kontratë dhe 20 dollarë nga sponsorizime)

4- Neymar: 108 milionë dollarë (80 milionë dollarë nga kontratë dhe 28 dollarë nga sponsorizim)

5- Karim Benzema: 106 milionë dollarë (100 milionë dollarë nga kontratë dhe 6 milionë dollarë për sponsorizim)

3 Komente

  1. s
    scorpion

    Jeni bo varikarsa te gjithe, nje shkrim te gjithe njesoj, Topi, Syri, Tema.....copy paste. Kush e ka bo i pari aman na e thoni

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Po se e ka len Mesin pas… kontrata e jevgut neArabi nuk vken …. Merren sponsorizimet per baz …. Pra kush esht me i ndjekur

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti

        Po Messi rrefuzoi dyfishin e pordhes sepse nuk donte te luante ne ate vend te dhjerre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje