L’equipe vendos Strakoshën në formacionin ideal të lojtarëve me parametra zero

22 Qershor 2022, 12:53Sport TEMA

L’equipe vendos Strakoshën në formacionin ideal të

Revista e njohur franceze “L’Equipe” ka publikuar formacionin me emrat më të nxehtë të merkatos së kësaj vere.

Futbollistë me parametra zero që largimin e kanë të sigurt nga skuadrat që mbyllën sezonin, mes të cilëve edhe Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare ka refuzuar të rinovojë me Lazion dhe pas datës 31 qershor është i lirë të firmos me cilëndo skuadër.

Tomas Strakosha ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij, të luajë në Premier League.

E ardhmja e tij do të jetë Anglia dhe këtë e konfirmon vetë portieri shqiptar në një intervistë të dhënë së fundmi.

Premier League është dhe kampionati më i interesuar për shërbimet e tij, ku vëmendjen e tërheq Chelsea. ‘Blutë’ e shohin si opsion tejet të mirë për të dueluar për fanellën e titullarit me francezin Mendi.

Veç Strakoshës në formacionin e lojtarëve që nuk e kanë një ekip janë edhe Marcelo, Romagnoli, Pogba, Dybala apo Dembele.

 

 

2 Komente

  1. S
    Shaqo

    O Mero, ka vetem 29 shkurt njehere ne 4 vjet, por asnjehere 31 qershor.

    1. R
      Roberto

      Hahahah "Shaqo Bregu shiko rrugen se gremisesh" Po pse Mero merret me cdo artikull ketu?? Jo mo Shaqo ziu se ka gazetare,redaktore qe nuk dine sa dite ka muaji apo viti.p.sh. e ke degjuar shprehjen ti kur them une ndonjehere per ndonje gje qe kundershtoj apo nuk me pelqen qe po kjo gje do behet ne 36 gusht??? Te njejten gje ka dashur te thote dhe autori hahaaa.

    Lini një Përgjigje