25 – 30 milionë Paund: West Ham gati ofertën për Armando Brojën

21 Qershor 2022, 17:45Sport TEMA

25 – 30 milionë Paund: West Ham gati ofertën për Armando

Tjetër klub i Premier League vë në shënjestrën e merkatos së verës sulmuesin shqiptar Armando Broja. Janë londinezët e Uest Ham të cilët prej kohësh janë interesuar për futbollistin por së fundmi po e konkretizojnë me një ofertë.

Në mediat angleze ka dalë edhe shifra që është gati të shpenzojë klubi. 25-30 milionë Paund pritet të investojë drejtuesit.

Një shumë e konsiderueshme, edhe pse bisedimet nuk kanë nisur. Broja u kthye te Chelsea, pas huazimit sezonin e fundit te Southampton ku shënoi 9 gola në 38 ndeshje.

Për të po interesohen shumë ekipe në Angli dhe jashtë saj. Gjithsesi Chelsea që zotëron kartonin e 20-vjeçarit nuk po merr një vendim. Broja është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me blutë e Londrës.

 

 

Lini një Përgjigje