Inter pagoi milionat për ta marrë nga Empoli, zbulohet paga e Kristajn Asllanit te zikaltërit

20 Qershor 2022, 21:04Sport TEMA

Inter pagoi milionat për ta marrë nga Empoli, zbulohet paga e Kristajn

Kristjan Asllani është një hap larg zyrtarizimit si futbollist i Interit, duke u bërë lojtari i parë shqiptar që arrin të luajë në një skuadër të nivelit të lartë, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe detaje të tjera në lidhje me rrogën e 20-vjeçarit.

Sipas ‘Gazetta dello Sport’mesfushori nga Elbasani do fitojë në sezon 800 mijë euro në kontratën 5-vjeçare.

Gjithsesi me kalimin e kohës është parashikuar që të ketë një rritje me 100 dhe 200 mijë euro, ç’ka do e çonte Asllanin me një pagë prej 1 milionë eurosh.

Sido që të jetë, për 20- vjeçarin është një hap jo i vogël, duke menduar se tek Empoli ai ishte ende nën regjimin e kontratës së detyruar për lojtarët e rinj, e cila përfshin një rrogë bazë dhe fikse prej 120 mijë eurosh vjetore (tek Interi i është 7- fishuar).

Vizitat mjekësore për Asllanin janë paracaktuar këtë javë, pas së cilave lojtari do të firmosë kontratën e tij, në pritje për t’iu bashkuar urdhrave të trajneri Simone Inzagi më datë 6 korrik, në “Appiano Gentile”.

Për këtë Inter pagoi 4 milionë euro huazim, 10 milionë për blerjen përfundimtare dhe 2 milionë bonuse.

Lini një Përgjigje