Komploti i Realit për Haaland

19 Qershor 2022, 16:15Sport TEMA

Komploti i Realit për Haaland

Real Madrid ka nisur që të punojë për transferimin e Erling Halandit, vetëm pak ditë pasi talenti norvegjez firmosi për Manchester City.


Sulmuesi 21-vjeçar konsiderohet si një nga lojtarët më me perspektivë dhe “qytetarët” arritën që ta merrnin pasi paguan klauzolën me vlerë 60 milionë Euro.

Por norvegjezi edhe me City ka vendosur një klauzolë shitjeje në kontratë me vlerë 150 milionë Euro.

Sipas gazetës spanjolle sportive “AS”, rrethanat e krijuara janë në favor të “Galaktikëve”, të cilët kanë në plan që brenda dy viteve të paguajnë klauzolën për norvegjezin dhe ta sjellin atë në “Bernabeu”.

Drejtuesit e “Los Blankos” nuk duan që të nxitohen me afrimet, pasi Karim Benzema ka treguar një formë të jashtëzakonshme e presin që efikasiteti i tij përpara porte të vazhdojë.

Sezoni 2021-2022 ka qenë më i miri i tij në “Bernabeu” në 13 vite, ndërsa realizoi 44 gola në 46 takime, duke ndihmuar Realin të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampioneve.

Forma e francezit ka bërë që të shtyhen planet për të marrë Halandin, e për bomberin norvegjez nuk do të ketë një ofertë përpara vitit 2023.

Lini një Përgjigje