Flet trajneri i parë i Asllanit: Fanella i rrinte e madhe por shënoi një eurogol, “shtriu” në tokë 3 kundërshtarë

18 Qershor 2022, 17:27Sport TEMA

Flet trajneri i parë i Asllanit: Fanella i rrinte e madhe por shënoi

Kristjan Asllani do të jetë futbollist i Interit nga sezoni i ardhshëm me mesfushorin e kombëtares që bindi zikaltërit falë njëparaqitje fantastike në vitin e debutimit në Serie A me Empolin. Tashmë, 21-vjeçarin e pret një eksperiencë madhështore, nga e cila mund të mësoj shumë dhe të shndërrohet në një prej më të mirëve në rolin e tij. Cilësitë nuk i mungojnë ndërsa së fundmi ka folur edhe trajneri i parë i Asllanit, Cristiano Filippi i cili besoi te se shqiptari do të bëhej një futbollist i madh.

“E njihja babain e Kristjanit sepse kaloja çdo ditë para shtëpisë së tyre, i sugjerova ta lejonte djalin të stërvitej me ne sepse unë sapo isha emëruar përgjegjës në sektorin e të rinjve. E kuptuam që në javët e para se kishim të bënim me një lojtar të fortë, pastaj debutimi i tij ishte një çmenduri.

Mbante veshur fanellën me numër shtatë të Buteses, por ajo i rrinte shumë e madhe pasi Asllani ishte i shkurtër. Shumë më i vogël se të tjerët, por ia doli të shënonte një eurogol të vërtetë duke “shtrirë” në tok tre kundërshtarë. Edhe Empoli para disa kohëve e postoi këtë gol në rrjetet sociale”, tregon Filippi.

Lini një Përgjigje