Granit Xhaka në telashe, në hetim për trukim bastesh?

18 Qershor 2022, 09:31Sport TEMA

Granit Xhaka në telashe, në hetim për trukim bastesh?

Nuk është e qartë nëse Granit Xhaka do të jetë i përfshirë në hetim por kartoni i verdhë i marrë prej tij në ndeshjen e 18 dhjerorit kundër Leeds, po. Edhe pse Arsenali po fitonte 1-0 Xhaka u ndeshkua me të verdhë për vonesë loje të panevojshme dhe Agjencia Kundër Krimit të Organizuar ka nisur një hetim.

Një kompani bastesh raportoi se dikush vendosi bast 52 mijë euro qe Xhaka do të merrte të verdhë në 10 minutat e fundit dhe në lidhje me këtë ngjarje, fillimisht nisi federata një hetim. Pas 6 muajve, dosja u dorëzua te agjencia që po bën hetime më të thelluara.

Një detaj tjetër që ngre dyshime nuk është vetëm shuma e lartë por edhe koeficienti që në 10 minutat e fundit ishte shumë herë më i lartë se sa në 80 minuta gjatë gjithë ndeshjes. 

Andre Marriner quhet arbitri që ndëshkoi mesfushorin me origjinë shqiptare në minutën e 86 pasi ky i fundit vonoi dukshëm rinisjen e lojës në një goditje dënimi ku qëndroi pa bërë asgjë për rreth 20 sekonda. Xhaka njihet për stilin agresiv të lojës dhe e mbylli sezonin me 10 kartonë të verdhë. 

Lini një Përgjigje