Atletja shqiptare Luiza Gega arrin një tjetër sukses në pistë dhe fiton medalje të artë. Ajo u shpall kampione e Ballkanit në eventin e organizuar në Kraiova të Rumanisë.
Gega, vendosi edhe një rekord kampionati në garën e 3000 metrave me pengesë me kohën 9 minuta 17 sek 91 të qindta. Kjo është koha e dytë më e shpejtë e realizuar deri më tani nga atletja shqiptare.
Gega shprehu kënaqësinë për këtë sukses të arritur në profilin e saj në Instagram.
“Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim”, tha ajo.
Gega vazhdon me formën e saj shumë të mirë, ndërsa tregoi edhe një herë se është atletja më e mirë e rajonit.
Më 6 Qershor, 33-vjeçarja realizoi kohën e saj më të mirë në eventin “Continental Gold Tour” të organizuar në Holandë, ku zuri vendin e dytë, si edhe theu rekordin kombëtar.
Bravo Luizes ,nje sportiste qe i ka dhene gjithshka shqiperise ,,,,,
Bravo te qofte.Ke vite qe punon me perkushtim dhe ja me ne fund puna jote e palodhur te shprebleu me nje medalje te arte. Suksese te metejshme.
Shembull i një vajze punëtore, këmbëngulëse, me vullnet dhe modeste. .... . I tregon Hysajt, Strakoshës, Manajt, Brojës, se vetëm me stërvitje, stërvitje dhe pastaj me stërvitje individuale, dhe duke mos me pas pordhë, arrihet suksesi....
Bravo , bravo bravo Luiza si ke emrin je edhe vet e mrekullueshme , qe me vullnetin tend edhe pse shteti s'te afron ato Kushte te Nivelit Europian per trajtim e trainim ,perseri ti vazhdon e korr suksese dhe nderon Shqiperine .duke qen nji shembull shume motivues ,per shume te rinje shqiptare ,qe ti bashkaohen sportit te atletikes etj . Shume suksese Luiza ne jeten tende ...
Rrespekt Luiza ...