“Ne punojmë si mushka, ai bën pushime”, Pogba rrëfen si nisi sherri me Mourinhon

18 Qershor 2022, 22:45Sport TEMA

“Ne punojmë si mushka, ai bën pushime”, Pogba rrëfen

“Pogmentary” është dokumentari që po shfaqet në Amazon Prime Video dhe që zbulon detaje nga jeta dhe karriera e mesfushorit francez Paul Pogba.

Së fundi ka tërhequr vëmendjen një episod me Jose Mourinhon, që duket se ka kushtëzuar jo pak edhe marradhëniet mes të dyve, kur ishin te Manchester United.

“Pësova një dëmtim dhe i thashë trajnerit se do të shkoj në Miami për t’u rikuperuar. Paparacët kishin kapur një foto, të cilën Mourinho ia dërgoi menjëherë Raiolës, duke i thënë: Ne punojmë si mushka, ndërsa ai bën pushime në Dubai. Më habiti shumë, lasi unë stërvitesha tre herë në ditë. Kjo ishte hera e parë që kisha probleme me një trajner”, rrëfen Pogba.

1 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Stërviteshe tre herë në ditë? Po ti nga futbollist u ktheve në showman. Ty të duheshin katër orë për të bërë ngjyra ngjyra kokën për t'u dukur si papagall, kur stërviteshe ti? Ngele studiove televizive për reklama. As 20% të ndeshjeve nuk ke marrë pjesë tek Mançester United. Kanë tre vjet e më shumë që duan të japin duart për të qëruar, por nuk kanë ç'ti bëjmë kontratës, pasi ju duhet të pagojnë qimet e kokës për bythën tënde. Të kishe mënd do ishe yll futbolli me atë talent që kishe. Tani shiko të bëhesh pjesë e ndonjë ekipi të mbaruar.

    Lini një Përgjigje