Transformimi i Vrionit: Ofertë nga klubi i Serie A, Allegri gati t’i japë një shans

20 Qershor 2022, 16:22Sport TEMA

Transformimi i Vrionit: Ofertë nga klubi i Serie A, Allegri gati t’i

Giacomo Vrioni ka oferta nga Serie A. Sampdoria është klubi i interesuar për sulmuesin e Juventus U23 dhe kombëtares shqiptare, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në elitën e futbollit austriak.

23-vjeçari u huazua te Tirol dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola, po aq sa shënoi edhe Karim Adeyemi, i cili u transferua nga Salzburg te Dortmundi për 30 milionë euro.

Vrioni ka dalë nga moshat e Sampdorias, klub që e shiti te Juventus U23 për 3.9 milionë euro në janarin e vitit 2020. Në fillim dukej thjesht një plusvlerë (false), por në fakt ishte lojtar (i vërtetë).

Vlera e tij është rritur ndjeshëm. Max Allegri ka planifikuar ta marrë me vete në fazën përgatitore, me Vrionin që do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi fantastike.

Sampdoria e kërkon përsëri, klubi dorian e do në huazim, ndërkohë që drejtuesit e Juventusit e vlerësojnë 10 milionë euro Giacomo Vrionin.

Lini një Përgjigje