Merkato në Serinë A: Juventusi afër akordit me Pogba, Lukaku drejt Interit

20 Qershor 2022, 15:25Sport TEMA

Merkato në Serinë A: Juventusi afër akordit me Pogba, Lukaku

Drejtuesit e Juventusit vijojnë me intensitet punën në lidhje me merkaton, me qëllimin e rikthimit të italianëve në kohët e suksesit.

Prej dy sezonesh ‘’ Zonja e Vjeter ‘’ ka mbetur në vendnumëro dhe Massimiliano Allegri konsideron se sezoni i ri do të jetë rikthimi aty ku djemtë e tij e meritojnë .

Javët e fundit , bardhezinjtë janë përqëndruar tek dy lojtarë shumë të famshëm si Paul Pogba dhe Angel Di Maria për ti shtuar cilësinë reparteve respektive.

Ideja e argjentinasit përputhet me atë të ish rekordmenëve të Italisë pasi ka shprehur dëshirën për tu aktivizuar edhe një sezon në kontinentin e vjetër dhe më pas të udhëtojë drejt Argjentinës për t’iu bashkuar ekipit të fëmijërisë , Rosario Central .

Në lidhje me francezin , një rikthim në ‘’ Allianz Stadium  ‘’ konsiderohet vendimi më i drejtë sepse në të kaluarën kaloi katër sezone tejet të suksesshme të kurorëzuar me tituj të rëndësishëm si katër Serie A , dy Kupa dhe tre Superkupa.  

Sipas Fabrizio Romanos  fituesi i Kupës së Amerikës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ do ti japë përgjigjen definitive gjigandëve të Italisë gjatë kësaj jave , ndërsa në lidhje me ishi-n e Manchester United veshja përsëri e bluzës bardh e zi është pothuajse një fakt tashmë.

Duke filluar nga sezoni vijues , Juventusi do të jetë një ekip krejtësisht ndryshe dhe ky është një paralajmërim fillimisht për Milanin dhe më pas Interin  se do ta kenë shumë të vështirë qëndrimin në të njëjtën linjë pasi distancimi nga suksesi e ka bërë edhe më të frikshëm këtë Juventus i cili është i uritur për trofe.

Rikthimi i bujshëm i Romelu Lukakut përpara një sezoni tek Chelsea nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe belgu ka përgatitur valixhet drejt destinacionit të ri , ‘’ Giusseppe Meazzas “ .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ investuan 115 milionë euro për sulmuesin por duke e parë që eksperienca e dytë në kryeqytetin anglez s’ka prodhuar asnjë rezultat, drejtuesit e londinezëve kanë shprehur  gatishmërinë për  ta huazuar golashënuesin për vlerën e 10 milionë eurove. 

Zikaltërit duan me çdo kusht rikthimin e Romelu Lukakut në Milano sepse janë koshientë për cilësitë në majën e sulmit dhe gjithmonë e kanë parasysh kontributin në të kaluarën i cili i mundësoi Interit titullin e 19-të të Serisë A .

Largimi nga Londra do ti leverdisë edhe Chelseat sepse do të kursejë 24 milionë euro , shifër që i korrespondonte rrogës së sulmuesit potent.

S’ duhet mënjanuar se në disa raste eksperienca tek Chelsea i shkaktoi të ashtuquajturit ‘’ Bualli ‘’ uljen në stol dhe duke iu referuar të kaluarës , ky fakt është konsideruar i patolerueshëm nga Romelu Lukaku .

Një arsye tjetër shumë e rëndësishme jo vetëm për ishi-n e West Bromwich Albion por edhe për çdo lojtar të elitës është  Botërori i Katarit, eveniment që zhvillohet një herë në katër vite dhe kombëtarja e Belgjikës konsiderohet një ndër rivalet më të rrezikshme të tij, fakt që thekson se përgatitja duhet të jetë optimale sepse çdo ndeshje do të jetë një finale.

Lini një Përgjigje