Leverkusen kërkon të shtojë “koloninë” e shqiptarëve, kampionët nisin bisedimet për mbrojtësin 21-vjeçar

8 Prill 2025, 15:26Sport TEMA
Leverkusen kërkon të shtojë “koloninë” e

Bayer Leverkusen kërkon përforcime për merkaton e verës. Një nga repartet ky drejtuesit synojnë të ndërhyjnë është mbrojtja.

Për këtë repart në “radarin” e tyre ka rënë Albian Hajdari. 21-vjecari aktualisht është pjesë e Luganos në Zvicër, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Sipas “Sky Sport” bëhet me dije se gjermanët kanë nisur bisedimet për këtë pistë dhe tashmë synojnë që të arrijnë marrëveshjen me klubin zvicerian për të lënë të lirë futbollistin shqiptar. Hajdari në këtë sezon me skuadrën zviceriane ka luajtur në 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe 2 gola.

2 Komente

  1. H
    Hahahaaa

    Boooo, sa i shemtut. Nejse suksese djalit !

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Po c'i duhet bukuri djalit? Se mos eshte dylber si puna jote!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema