Ç’lidhje ka homoseksualiteti me futbollin?

30 Nëntor 2022, 11:54Sport TEMA

Ç’lidhje ka homoseksualiteti me futbollin?

Nga Edhem Sherkavi

Në vitin 1954, Kupa e Botës u mbajt në Zvicër dhe gjashtë lojtarë të shquar irlandezë refuzuan të merrnin pjesë në turne për faktin se dy nga ndeshjet e ekipit kombëtar u luajtën të dielën, një ditë lutjeje. Gjashtë futbollistët mendonin se qëndrimi i tyre në Irlandë dhe shkuarja në kishë në Belfast ishte zgjidhja më e përshtatshme.

Vendimi i lojtarëve erdhi pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit refuzoi të lëvizte dhe të ndryshonte datat e dy ndeshjeve. Vlen të theksohet se skuadra irlandeze nuk humbi në asnjë nga dy ndeshjet, ato përfunduan në barazim dhe lojtarët nuk humbën asnjë lutje. Askush nuk i cilësoi këta lojtarë si ekstremistë, përkundrazi, të gjithë i vlerësuan, sepse ishte ende një mbetje e traditës fetare në Evropë.

Problemi i planetit tonë me Evropën është se ai dëshiron t’i detyrojë njerëzit të shohin botën dhe jetën me sytë e saj dhe kushdo që e kundërshton do të konsiderohet i prapambetur, reaksionar dhe i paqytetëruar.

Vetëm 40 vjet më parë, homoseksualiteti në Evropë ishte një krim i dënueshëm me ligj dhe e gjithë bota duhej ta ndiqte të kishte atë qëndrim. Ndërsa sot në Evropë mospërkrahja e homoseksualitetit është krim, dhe në përputhje me rrethanat të gjithë duhet të ndryshojnë mendimin e tyre, sepse Evropa ka ndryshuar mendimin e saj.

Të gjithë e pamë skenën e kombëtares gjermane në ndeshjen hapëse kundër Japonisë, ku lojtarët vunë duart mbi gojë në shenjë proteste kundër ndalimit të promovimit të homoseksualizmit dhe homoseksualëve, të cilët në të njëjtën Gjermani u burgosën dhe u sanksionuan deri dje.

Problemi është se ata japin leksione për lirinë e shprehjes, ndërlohë që kiur Mesut Ozil shprehu mendimin e tij për çështjen muslimane Rohinja, gjermanët nisën një luftë brutale mediatike kundër tij, e cila përfundoi me tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane. Pastaj Ozil shqiptoi fjalën e tij të famshme: “Kur fitojmë, unë jam gjerman dhe kur humbasim, jam një emigrant turk”.

Një nga gjërat që nuk e kuptoj është përpjekja e tyre për të gjetur një lidhje mes homoseksualitetit dhe futbollit. 

4 Komente

  1. P
    Partizoni

    Ska lidhje fare por kjo kombetare e sivjetshme e gjermanise nuk ka mendere dhe po mundohet te mbroje menderen !!!!!!!! Se jam tifoz me gjermanine dhe se kam pare kurre gjermanine te luaje me bythe nga porta kundershtare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Marrin ndonje lek NGA lgbqt keta te ndershmit,qe unhapet zemra per njerezimin. Keta lgbqt e hane bythe,po keta gjerman ,danez e anglez e hane dhe NE goje. Botrorin tjeter do vejn ndonje shirit dhe per pedofilizmin

      Përgjigjjuni
      1. b
        bimi

        Eshte shkrimi me brilant qe kam lexuar per kete ceshtje pak dhe sak , Ceshte ky muhabet qe cave u ha suma dhe duan te na imponohen te gjitheve .

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          sakte

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje