E përjashtuan nga Botërori, reagon portieri i Interit: S’më lanë të çoja Kamerunin drejt suksesit

29 Nëntor 2022, 15:28Sport TEMA

E përjashtuan nga Botërori, reagon portieri i Interit: S’më

Pas përjashtimit nga Botërori, ka reaguar Andre Onana. Portieri i Kamerunit ka deklaruar se është sjellë gjithmonë konform rregullave për të ndihmuar Kombëtaren e tij.

Ai shprehet se nuk është lejuar për të qenë në fushë, pa dhënë shpjegime të tjera. Onana thekson se gjithmonë ka bërë më të mirën për të arritur sukseset me skuadrën.

“Dje nuk më lejuan të ndihmoja Kamerunin, siç kam bërë gjithmonë. Gjithmonë jam munduar për ta çuar ekipin drejt suksesit”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje