“Xhaka është valvul shfryrëse e Zvicrës, pak të tillë bëjnë diferencën”, Ruci kujton të shkuarën: Kemi bërë njerëzit të harronin hallet

29 Nëntor 2022, 14:52Sport TEMA

“Xhaka është valvul shfryrëse e Zvicrës, pak të

Vasil Ruci ishte i ftuar në një lidhje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022”. Ish-lojtari i njohur e ka nisur fillimisht me të shkuarën e tij në futboll, për të vijuar më tej me Kampionatin Botëror.

Ruci ndihet lumtur që ka arritur t’i dhurojë shqiptarëve pak momente qetësie dhe gëzimi në atë periudhë të vështirë të komunizmit.

Më tej, ish-sulmuesi i Flamurtarit ka zhvendosur bisedën te Granit Xhaka, rolin e të cilit e vlerëson jashtë mase në Kombëtaren e Zvicrës.

“Në atë kohë futbolli ishte ushqimi më i mirë për njerëzit, sepse hiqnin mendjen nga shumë gjëra, nga fukarallëku e nga shumë të drejta të tjera, të cilat ishin të privuara.

Të përcillje te njerëzit emocion të dukej gjë e jashtëzakonshme. Besoj se unë me shokët e mi kemi përcjellë emocione të bukura në atë kohë. Ne të paktën njerëzit i kemi bërë të harrojnë ato hallet e problemet që kishim.

Kjo pastaj është e lidhur me nostalgjinë. Mbetemi në nostalgjinë e njerëzve, të cilët na kujtojnë dhe na respektojnë akoma. A ngihem i pasur për këtë? Padyshim. Kjo është gjëja që nuk blihet dot, nuk ka çmim. Emocionin që kemi përcjellë ne dhe dashurinë që na kanë dhënë ata, nuk ka çmim që ta blejë dot.

Kampionati Botëror? Në përgjithësi ky kampionat ka të ndara disa ekipe. Disa ekipe pretendojnë, disa të tjera kanë ardhur më shumë për t’u shfaqur dhe ka ca ekipe të tjera që kanë ardhur për të shitur lojtarë. Më bëri përshtypje sot Bentakuri, më kujton Busketsin e Barcelonës. Tipik i tillë.

Granit Xhaka është valvul shfryrëse te Zvicra. Domethënë kur ngec keq Zvicra dhe s’kanë ku e çojnë më topin, Graniti është ai që i lehtëson të gjitha gjërat brenda në atë ekip. Ka merita të jashtëzakonshme në atë ekip. Pak lojtarë të tillë bëjnë diferenca në ekipe. E thashë, më pelqeu Bentakuri, më pëlqen Buskets dhe i njëjti rol është edhe Graniti”, ka thënë Vasil Ruci.

5 Komente

  1. P
    Pukjan KATOLIK

    Brazili i mundi Zvicrra nuk kalon dot as grupin ne fazen pasardhese

    1. J
      Javeri Cerrikut

      Rekord boteror mban ti per komente ketu besoj se nga 24 ore dita 20 ore i kalon me komente duke lavderuar Mero ,share opziten, share myslimanet kosovaret,verioret e tjere Urime pusht

      1. J
        Jorgo

        lum si ata qe i paske pelqy ti o Cile kompetenti....

        1. L
          Lupi Kedhi

          O Cile ku e ke Belgjiken? Prit se ke për të parë edhe Anglinë. Kush shpreson nga evgjiteria aha se ka te gjatë shumë . Me radhë e me sërë te Guri me vërë do venë.

          Lini një Përgjigje