Belgjika, një “fuçi baruti”: Lojtarët kërkojnë të gjejnë paqen

29 Nëntor 2022, 19:03Sport TEMA

Belgjika, një “fuçi baruti”: Lojtarët

Belgjika është një fuçi baruti dy ditë larg ndeshjes për të ardhmen e saj në Kupën e Botës. Pas tensionit që shpërtheu mes lojtarëve në deklarata dhe gjithashtu në publik, për shembull mes Alderëeireld dhe De Bruyne, L'Equipe zbulon se stafi stërvitor ka organizuar një takim për të provuar të qetësojë gjërat në funksion të ndeshjes vendimtare kundër Kroacisë. 

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku po vepron si ndërmjetës mes fraksioneve të ndryshme.

Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, dy veteranë, dolën sot në konferencën për shtyp dhe tentuan të hedhin ujë zjarrit. "Brenda grupit nuk ka probleme. Sigurisht që nuk jeni të lumtur nëse humbasim. Këto histori nga jashtë na bashkojnë më shumë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne do të japim më të mirën tonë", tha Courtois siç raportohet nga shtypi belg.

"Ne patëm një bisedë të mirë mes nesh. Asgjë nuk ndodhi. Shumë gjëra u thanë. Tani duam të fitojmë kundër Kroacisë. Kemi dy ditë për t'u përgatitur. Duhet të jemi gati", shtoi Hazard. 

"Asgjë nuk ndodhi në dhomat e zhveshjes. Vetëm trajneri foli. 

Dje patëm një bisedë gjatë mbledhjes së grupit", tha sulmuesi i Real Madridit. Hazard më pas mohoi thashethemet se ai kishte patur një konflikt me një shok skuadre. 

“Unë nuk do të luftoj me Vertonghen, ai është më i madh se unë!”, tha ai me shaka.

Lini një Përgjigje