FOTOT: Kush është “superman”-i italian që pushtoi fushën në Portugali-Uruguai

29 Nëntor 2022, 17:10Sport TEMA

FOTOT: Kush është “superman”-i italian që pushtoi

Ndeshja mes Portugalisë dhe Uruguait u ndërpre për pak minuta, mbrëmjen e së hënës, pasi një tifoz u fut në fushën e lojës. Daily Mail shkruan se ai është Mario Ferri, një futbollist amator italian, i cili njihet si “skifteri”.

Ai mbante flamurin simbol të komunitetit LGBTQi+, dhe dy mesazhe të shkruara në bluzën e tij: “Shpëtoni Ukrainën!” dhe “Respektoni femrat iraniane!”.

Rasti i pushtimit të fushës së lojës në Katar nuk ishte i pari për Ferrin. Ai është në fushën e lojës edhe në Botërorin e vitit 2014 në Brazil, ndërsa mbante të shkruar “Favelas” në bluzë. Po ashtu, ai u fut në fushë edhe gjatë ndeshjes së Serie A mes Juventusit dhe Napolit në vitin 2017.

Mario Ferri udhëtoi në Ukrainë pasi nisi lufta dhe ka ndihmuar atje për transportin e emigrantëve në drejtim të Polonisë. 

Ai u shpreh se kur Putini nisi sulmet e ndjeu të nevojshme për të dhënë ndihmën e tij ndaj qytetarëve ukrainas. 

“Unë paguaj gjithçka dhe nuk dua asgjë. Për pak u përlesha me një person një ditë, pasi kërkonte para për të bërë atë që bëj unë. Është e papranueshme, njerëzit janë të dëshpëruar këtu dhe nuk mund të përfitosh prej tyre”, tha ai për CBS.

Në rrjetet sociale, ai ka publikuar video nga puna që ka bërë në Ukrainë me emigrantët që i largon drejt Polonisë. Po ashtu, ai ka publikuar edhe foto të karrierës së tij si futbollist.

Ai u ndoq nga siguria në të gjithë fushën e stadiumit “Lusail” përpara se të kapej. 

Gjyqtari i ndeshjes mori flamurin e LGBTQi+, ndërsa Ferri u largua i shoqëruar nga një grup i madh personash të sigurisë. Shumë tifozë brohoritën në kor në mbështetje të tij.

 

Lini një Përgjigje