Spanja është një hap larg kalimit të grupit dhe me lojën e bërë në dy ndeshjet e fundit shihet si favorite për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar.
I pyetur në rast të fitimit të Botërorit, a mund të ishte kandidat për Kryeministër të Spanjës, përgjigja e trajnerit Luis Enrique ishte e drejtpërdrejtë:
“Epo, nuk do të ishte keq. Nëse fitoj Kupën e Botës, mund të kandidoj për të udhëhequr vendin. Po, megjithatë, e them paraprakisht, nëse nuk mbaj të paktën 50% të premtimeve që bëj, do të largohem pas një viti.
Dhe kjo mendoj se është edhe mënyra se si duhet të sillen disa politikanë. Unë do të bëja këtë: nëse nuk përmbush të paktën 50% të premtimeve, do të largohesha”.
Fjalët e Luis Enrique të cilat u bënë menjëherë virale në internet.
Lini një Përgjigje