Hollanda ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për Grupin A të Botërorit “Qatar 2022”. “Tulipanët” kanë shkëlqyer duke mos e diskutuar në asnjë moment triumfin.
Pas kësaj ndeshje të fundit, ata e mbyllin në krye të Grupit A duke u kualifikuar për raundin pasardhës. Hollanda arriti të koleksionte 7 pikë në 3 ndeshjet e para për grupet.
Ndërkohë, Senegali mposhti Ekuadorin me rezultatin 2-1 duke kaluar kështu në fazën tjetër.
Në një ndeshje të dominuar plotësisht dhe me shumë raste, ata renditen në vendin e dytë në grupin A.
Pavarësisht shumë tentativave, ndeshja u zhbllokua në minutën e 44’ me Ismaila Sarr. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Senegalin.
Por kulmi i sfidës ndodhi gjatë pjesës së dytë në minutën e 68’ dhe 70’. Kaisedo riktheu baraspeshën duke iu kthyer shpresat ekipit të tij, por pas dy minutash Kulibali iu prishi festën dhe vulosi fitoren e ekipit të tij.
Lini një Përgjigje