Luis Enrique, kandidat për stolin e Tottenham

11 Mars 2023, 15:37Sport TEMA

Luis Enrique, kandidat për stolin e Tottenham

Tottenham do të ndryshojë trajner në verë, teksa largimi i Antonio Contes duket i pashmangshëm.

Italiani nuk po bind me rezultatet e arritura dhe largimi mund të ndodhë edhe para fundit të kampionatit.

Në këtë situatë, drejtuesit e Tottenham kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, trajneri Luis Enrique, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Spurs”.

Spanjolli është objektivi numër 1 dhe drejtuesit pritet të nisin bisedimet në ditët e ardhshme. Enrique është pa kontratë, pas largimit nga drejtimi i kombëtares spanjolle.   

Lini një Përgjigje