
Pasi fitoi medaljen e artë në Europianin e pak ditëve më parë Luiza Gega vijon të dhurojë rezultate shumë të mira në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Megjithëse e lodhur nga garat e njëpasnjëshme dhe e shpërqëndruar nga ceremonitë e zhvilluara në nder të saj atletja shqiptare u rendit e 7-ta në Diamond League që zhvillohet në Bruksel.
Gega me kohën 9:14:41, që është rezultati i saj i tretë më i mirë i këtij viti, arriti që të lërë pas saj atletet europiane e amerikane dhe u kalua vetëm nga ato afrikane nga Kenia e Etiopia.
Kampionia e Europës shprehet e kënaqur nga ky rezultat, edhe pse thotë se ndihet e lodhur pas një sezoni të gjatë, por mëse të realizuar.
Diamond League është një aktivitet me pak disiplina ku marrin pjesë atletët më të mirë nga e gjithë bota dhe Luiza Gega me kohën e arritur ka kapur normën e Botërorit.
Bravo Kemi nevoje me shume me lajme te tilla pozitive ne vend te lajmeve me drogaxhinj a kriminele, qe normalisht mbushin faqet e gazetave shqiptare. Ka shume me teper shqiptare te suksesshem ne Shqiperi e ne bote, sesa kriminele e maskarenj, por gazetaret tane nuk e vrasin mendjen per ti bere jehone lajmeve pozitive, por zgjedhin te mbushin faqet e gazetave me keta faqezinj.
I paska bere muskujt si Bruce Lee.