“Special One” revoltohet pas dënimit të UEFA dhe thumbon presidentin Ceferin

3 Shtator 2022, 10:50Sport TEMA

“Special One” revoltohet pas dënimit të UEFA dhe thumbon

Sot kanë mbërritur sanksionet zyrtare nga UEFA për disa klube italiane për shkak të Fair Play Financiar Klubet e dënuara janë Roma, Milan, Juventus dhe Inter. Kuqezinjtë përballen me një gjobë të menjëhershme prej 2 milionë eurosh dhe potencialisht edhe 13 mln euro nese vazhdon me shkeljen

Klubi kuqezi iu përgjigj menjëherë sanksionit me një shënim ku thuhej: “Ne do të vazhdojmë me besim në rrugën e virtytshme drejt qëndrueshmërisë financiare, në përputhje me indikacionet e FFP-së, duke u angazhuar me disiplinë dhe qëndrueshmëri për të arritur ekuilibrin dhe sinergjinë e përsosur midis sportit. dhe rezultatet financiare”.

Mirëpo, ka nga ata që nuk e kanë marrë shumë mirë këtë situatë dhe në fakt José Mourinho ka bërë një koment provokues pas ndeshjes ndaj Monza-s.

Ky është mendimi i tij për vendimet e UEFA-s dhe mekanizmin në përgjithësi: “Duket se ky Fair Play Financiar ekziston vetem per ne dhe për të tjerët jo. Nuk arrij ta kuptoj kete gje dhe pres te ma shpjegojne”, tha i revoltuar Jose Mourinho.

Lini një Përgjigje