
UEFA nuk kursehet. PSG dënohet me 65 milionë euro gjobë për thyerje të rregullave të fair play financiar.
Në listën e klubeve të gjobitur janë edhe Milan, Juventus, Inter dhe Roma ndërsa dy skuadra të tjera të Ligue 1 janë Monaco dhe Marseille.
Në total janë 8 klube që do të paguajnë 172 milionë euro pasi kanë shpenzuar më shumë se sa kanë fituar. Gjatë viteve të ardhshme këto klube do të jenë në monitorim të rreptë për merkaton e tyre.
Klubet janë kushtëzuar që të respektojnë rregullat dhe nëse nuk e bëjnë në 3-4 vitet e ardhshme atëherë do paguajnë gjithë gjobën. Klubi më i goditur italian është Roma që do të paguajë menjëherë 5 ndërsa 35 nëse për katër vjet përsërit të njëjtën sjellje.
Lini një Përgjigje