Mbappe ka kohë edhe 25 ditë për t’i rezistuar rinovimit, Real Madrid përgatitet për “sulmin”

6 Dhjetor 2023, 17:21Sport TEMA
Mbappe ka kohë edhe 25 ditë për t’i rezistuar rinovimit,

Te Real Madrid janë të gjithë të heshtur përsa i përket çështjes së Mbappe, por shumë zëra shprehen se spanjollët janë duke pritur me padurim mundësinë e artë për të nisur ofensivën e transferimit.

“Los Blanocs” shpresojnë që sulmuesi francez të rezistojë pa rinovuar kontratën e tij deri në datën 31 dhjetor të këtij viti e më pas në janar Real Madrid mund të nisë sulmin e plotë për të fituar shërbimet e kartonit të yllit francez.

Kontrata e Mbappe me PSG skadon në vitin 2024 dhe në këtë formë, prej janarit, madrilenët janë të lirë të hapin negociata me lojtarin pa rrezikuar ndonjë ankesë nga klubi aktual i lojtarit.

Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madrid po planifikon që më 1 janar t’i paraqesin Mbappes ofertën dhe t’i bëjnë të ditur lojtarit që ka vetëm 2 javë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Nëse as këtë herë nuk arrihet një marrëveshje, atëherë Real Madrid do të hidhet në sulm për Erling Halaand.

Lini një Përgjigje