“Mbi 50 mijë shqipe në stadium”, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj

14 Qershor 2024, 11:32Sport TEMA
“Mbi 50 mijë shqipe në stadium”, Rama: Shqipëria e ka

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë në Dortmund në ndeshjen ndaj Italisë. Ky lajm ka bërë që të reagojë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili e konsideron sigurisht, të natyrshëm.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë Shqipëria e ka fituar Europianin e saj. Prandaj për të nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes me Italinë.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”,shkroi ai.

Mediat raportojnë se biletat për sfidën ndaj Italisë janë “sold out”. Interesi i shqiptarëve ka qenë i madh të cilët do të shkojnë në Gjermani jo vetëm për ta parë ndeshjen në stadium, por edhe për ta ndjekur atë në fan zona-t e ngritura në qytetet ku do të zhvillojnë ndeshjet kuqezinjtë.

Jo më kot, nga mediat e huaja pritet që Shqipëria të ketë tifozët më të mirë që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

4 Komente

  1. V
    Vito, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit

    Keshtu te pafsha ! Duke shkrujt ka.lluqe cdo dite !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero kokebytha

      boll se na hapet barkun

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Per italine nuk konsiderohet si ndeshje shume e rendesishme se presin fitore. Per Shqiperine eshte si finale, prandaj ka shume me teper tifoza

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunist me Rolex

          Edhe lali fiku me 3.5 milionë lekë u nis urgjencë per Gjermani me paratë e qytetarëve të Tiranës

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje